Mirë se vini në Master Boat’s Tours, lider në lundrimet bregdetare në Sarandë! Drejtuar nga një kapiten me përvojë shumëvjeçare, ne ofrojmë udhëtime të paharrueshme rreth bregdetit të mrekullueshëm të Sarandës.
Rreth Nesh
Master Boat’s Tours është agjencia juaj e besuar për lundrime rreth bregdetit të Sarandës. Me vite përvoje në industrinë e lundrimeve, kapiteni ynë i kualifikuar dhe stafi i përkushtuar garantojnë një eksperiencë të sigurt, të këndshme dhe të mbushur me aventurë për çdo vizitor. Ne jemi të specializuar për të ofruar shërbime të nivelit të lartë, duke përfshirë guidat dhe informacionet më të fundit për çdo ndalesë gjatë rrugëtimit tuaj.
Nisja e udhëtimit tonë fillon në orën 10:00 nga limani i Sarandës. Lundrimi jonë përfshin disa nga vendet më të bukura dhe të fshehura të bregdetit të jugut të Shqipërisë:
Gjiri i Rrojdhes
Një ndalesë e shkurtër për të parë bukuritë natyrore dhe për të bërë foto të mrekullueshme.
Gjiri i Ushtarit
Një tjetër ndalesë për të admiruar pamjet e paprekura dhe për të notuar në ujërat e kristaltë.